Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Një video e shpërndarë nga mediat vendase tregon momentin kur një prind sulmon dhe godet drejtoreshën e një kopshti. Pamjet, të regjistruara nga telefoni i vetë drejtoreshës, tregojnë një burrë me bluzë të bardhë që e godet atë në kokë, ndërsa ajo përpiqet të mbrohet. Në video dëgjohet drejtoresha duke kërkuar ndihmë, ndërsa prindi i kërkon shpjegim për mënyrën se si ajo iu drejtua fëmijës së tij. Përplasja erdhi pas publikimit të një videoje tjetër, në të cilën drejtoresha dëgjohej duke u bërtitur fëmijëve të vegjël dhe duke i fajësuar për dëmet e shkaktuara në ambientet e kopshtit. Mes të tjerash, ajo dëgjohej duke thënë: