Kroacia u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku paraqet qëndrimin e saj kombëtar për çështjet e pazgjidhura me Malin e Zi dhe kushtet që duhet të përmbushë, përpara se të anëtarësohet. Një pjesë të këtyre kërkesave, Kroacia i lidh me mbylljen e kapitujve negociues 23 për Gjyqësorin dhe të drejtat themelore dhe kapitullin 31 për politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes. Në dokument, thuhet se çështjet kryesore të pazgjidhura “duhet të zgjidhen përpara se Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.