Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë miratoi formatin dhe përmbajtjen e fletëve të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit. Kundër ishin anëtarët nga Lëvizja Vetvendosje, me arsyetimin se në këto fletëvotime është e përfshirë edhe Lista Serbe. “E kam parë këtë fletëvotim dhe unë deklaroj hapur, e votoj këtë fletëvotim por pa subjektin Lista Serbe”