Top News – Kosova, më afër konfliktit se Bosnja / Do flitet në samitin e NATO-s, situata serioze
10/07/2023 11:56

Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i NATO-s, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri, thotë Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Niç thotë se telashet do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte në Kosovë. “Mendoj se Kosova është më afër një konflikti të hapur sesa Bosnja. Dhe është një nivel ndryshe i konfliktit, sepse keni sulme fizike ose konfrontime në veri, keni struktura paralele, keni shpërthime, ku një incident i vogël mund të çojë në diçka më të madhe”, thotë Niç, ekspert për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s. “Kam ndaluar së numëruari krizat midis Kosovës dhe Serbisë – thotë Nic - Nuk janë të mira për asnjërën prej palëve. Po ua humbin durimin edhe Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë. Sepse, është një shpërqendrim nga gjëja kryesore që po ndodh në Evropë, lufta në Ukrainë, e që do ta përcaktojë edhe të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës. Pra, është për keqardhje. Por, është edhe çështje e zgjedhjeve politike të të dy liderëve Kosovës dhe Serbisë se sa larg do të shkojnë me këto tensione dhe me veprime të njëanshme. Veprimet e njëanshme kanë ardhur më shumë nga Beogradi, por gjatë vitit të fundit edhe nga Prishtina”, thotë ai. Duke u ndalur te Serbia, ai thotë se presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, mund ta luajë edhe për kohë të gjatë lojën “edhe Perëndimi, edhe Rusia”.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56