Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka zbardhur bisedën që ai ka pasur muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, si edhe qëndrimin e administratës së re në rajon. Duke u ndalur konkretisht tek Kosova, Pendarovski tha se ajo nuk është më prioritet i larftë i shteteve të bashkuara, të paktën jo si në vitin 1999.