Top News – Kosova dhe Izraeli/ Vendosin marrëdhënie diplomatike
01/02/2021 17:08

Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi do të nënshkruajnë dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera, thotw REL. “Të udhëhequr nga vullneti i përbashkët për të promovuar dhe forcuar lidhjet miqësore, si dhe për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universale të ligjit ndërkombëtar; duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët, (Kosova dhe Izraeli) kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet në dokumentin të cilin do ta nënshkruajnë kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit. Aty theksohet po ashtu se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”. Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

Top Channel/ Orban me paralajmërimin e frikshëm: BE ka rrezik të shkatërrohet
26/07 22:42
Top Channel/ Trump luan golf, skocezet e presin me protesta: S’je i mirëpritur
26/07 21:55
Top News – Orban, presion Brukselit me 2 trilionë eurot e buxhetit
26/07 20:00
Top News – Kriza e urisë në Gaza. 83 fëmijë ndërruan jetë për mungesë ushqimi
26/07 20:00
Top News – Trump në ‘librin’ Epstein. Demokratët kërkojnë një kopje të shënimeve të ditëlindjes
26/07 12:37
Top Channel/ Kamboxhia kërkon paqe, vijon lufta me Tailandën
26/07 12:04
Top Channel/ Golf dhe diplomaci, Trump shkon në Skoci për pushime, takim me Starmer e Von Der Leyen
26/07 12:03
Top News – Golf, biznes dhe diplomaci. ‘Pushimet e punës’ të Trump gjatë vizitës në Skoci
26/07 11:19
Top News – Çmendet moti, përvëlim edhe në Finlandë/ Babagjyshi ndjen nxehtësinë, Laplandi përvëlohet
26/07 09:52
Top Channel/ Zbulim tronditës në Britani, çfarë u gjet në pyll
25/07 23:05
Top Channel/ “Izraeli t’i japë fund luftés tani”! Britani-Francë-Gjermani bëhen bashkë
25/07 23:04
Top News- Izraeli miraton lejen për Gazan/ Lejohen 2 shtete të hedhin ushqime nga ajri
25/07 23:00
Top News- Izraeli arreston Myftiun e Al Aksa/ Prangoset pas faljes, pasi akuzoi Tel Avivin për Gazan
25/07 22:45
Top News- Përmbyset varka me emigrantë/ Të paktën 15 të vd*kur, e disa të zhdukur
25/07 22:20
Top News- ‘Ajo që thotë Macron, s’ka rëndësi’/ Trump kundër Francës për njohjen e Palestinës
25/07 22:11
Top News- Presidentja e KE, takim me Trump/ Vendimi pas një telefonate, problem taksat
25/07 21:00
Top News – Lideri çeçen gati u mbyt / Kadyrov për pushime në Turqi, shpëtohet nga rojat bregdetare
25/07 17:15
Top News – Zgjedhin Montrealin në vend të Miamit / Kanadezët patriotë ndryshojnë planet e verës
25/07 15:13
Top News – Franca zemëron Izraelin dhe SHBA-në: Macron ‘shpërbleu terrorin’, veprim i pamatur
25/07 15:12
Top News – BE dhe Kina, afër dhe larg…Progres në kufizimet për metalet e rralla, ribalancim
25/07 14:56