Top News – Koreja e Veriut e pranon/ ’Lëshuam raketa balistike’, vjen dënimi i SHBA
26/03/2021 12:57

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”. Deklarata e Departamentit të Shtetit erdhi pasi Koreja e Veriut tha se, më 25 mars, ka lëshuar “një predhë taktike të tipit të ri, të zhvilluar rishtas”. Arma goditi objektivin 600 kilometra larg, tha agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA. Fundjavën e kaluar, Penjani lëshoi edhe dy raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi. Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut, me gjithë provat e saj raketore, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai paralajmëroi se do të ketë përgjigje nëse Koreja e Veriut e përshkallëzon situatën. “Do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, u tha Biden gazetarëve. Përpjekjet diplomatike rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut kanë mbetur të bllokuara për rreth dy vjet. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë përpjekje të zhvillojë marrëdhënie personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim drejt denuklearizimit të shtetit komunist. Zyrtarët verikoreanë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj shtetit të tyre, në mënyrë që të fillojë procesi i denuklearizimit, mirëpo SHBA-ja e kundërshton një gjë tillë.

Top Channel/ Raporti i ambasadës për emigrantët: Partia e Farage të ndalojë “gjuetinë e shqiptarëve”
14/08 19:36
Top News- Shumëfishohet krimi kibernetik! Nga profili i rremë në Facebook, te mashtrimi me kriptot
14/08 18:19
Top Channel/ Dritarja u thye papritur gjatë fluturimit, raporti zbulon shkakun e incidentit në…
14/08 17:19
Top News – Kolonët rrethojnë fshatin palestinez / SHBA kritikon Izraelin: Dëbohen nga tokat e tyre
14/08 15:26
Top Channel/ Nafta para armës bërthamore! SHBA kërkon hapjen e Hormuzit për të ulur çmimin
14/08 15:25
Top News – ‘E ulur mbi një minë me sahat’, Turqia u druhet tërmeteve apokaliptike
14/08 15:11
Top News – E gjithë Evropa në flakë…Gjermania evakuon mijëra njerëz, Franca në alarm
14/08 14:58
Top Channel/ Zelensky “fut në sherr” Rusinë me Serbinë, Lavrov: I papranueshëm financimi i Kievit!
14/08 14:53
Top News – SHBA, ridizajnon aeroplanmbajtëset / Trump urdhëron Pentagonin, kthim te ‘moda e vjetër’
14/08 14:51
Top News – Turqia kërkon armëpushim në Detin e Zi / Rusia hedh poshtë propozimin, sulmet vazhdojnë
14/08 14:50
Top News – ‘Republika Islamike e Britanisë’ / Netanyahu shpërthen kundër Londrës: Nuk e do Izraelin
14/08 14:40
Top Channel/ Lajmet që habitën botën, nga “vdekja” e Mbretit Charles te kukulla e gjetur në valixhe
14/08 12:06
Top Channel/ Një mijë të evakuuar në Kroaci, digjen banesa në bregdet, luftë me flakët e mëdha
14/08 12:04
Top Channel/ Reshje “të frikshme” në Japoni, 6 të vdekur: “Nuk kemi parë të tillë shi”!
14/08 12:03
Top News – Përmbytjet erdhën papritur, disa viktima / ‘Shi i paparë ndonjëherë’, kaos në Japoni
14/08 12:01
Top News – Bllokada detare e Iranit nuk ka fund / SHBA rrit presionin ndërsa bisedimet dështojnë
14/08 12:01
Top News – Avionët e NATO-s ‘luftë’ me Rusinë / Rrëzohet droni kamikaz mbi Letoni, ndizet alarmi
14/08 11:59
Top Channel/ Europa “po mbetet pa ujë”, ekspertët: Kontinenti i vjetër është në emergjencë hidrike!
14/08 11:57
Top Channel/ Farazh kthehet ne parlamentin britanik ne zgjedhet qe u bojkotuan nga partite kryesore!
14/08 11:57
Top News – As CIA nuk e beson Izraelin / Irani do vriste Trumpin, nuk verifikohet paralajmërimi
14/08 11:45