Top News – Kongresi apo presidenti… Kush do ta ketë autoritetin për të shpallur luftë
02/04/2021 20:58

Ligjvënësit amerikanë po rishikojnë një ligj të miratuar dekada më parë, që i jep presidentit të Shteteve të Bashkuara fuqinë të zhvillojnë luftë jashtë vendit. Kongresi mund të përpiqet ta rimarrë këtë lloj autoriteti. Për herë të parë pas pothuajse dy dekadash po shqyrtohen autorizimet nga Kongresi që justifikuan konfliktet në Afganistan dhe në Irak, të cilat u shtrinë më tej me angazhimet në Siri dhe Jemen, apo me goditjen ajrore ndaj gjeneralit iranian Qassem Suleimani. “Për 20 vjet, administratat e njëpasnjëshme kanë interpretuar dhe ri-interpretuar tekstin e asaj rezolute për ta përdorur në vende të reja, të radhitura në një listë gjithnjë në zgjerim dhe me pak lidhje me njëra-tjetrën. Ky proçes e ka përjashtuar Kongresin nga përgjegjësia e tij themelore për të vendosur për çështje të luftës dhe paqes”, thotë Ligjvënësi Gregory Meeks, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve. Sipas Kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë të shpallë luftë, por Autorizimet e Përdorimit të Forcës Ushtarake të miratuara në 2001 dhe 2002 u dhanë presidentëve amerikanë autoritet të gjerë për t’u angazhuar në vende të tjera. Debati u rindez këtë muaj pas tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit... Shtëpia e Bardhë sinjalizoi se është e gatshme të punojë me Kongresin për t’i shfuqizuar këto autorizime dhe për të krijuar kështu një kuadër më të ngushtë. Përpjekjet e mëparshme për të shfuqizuar autorizimet janë përballur me kundërshtime jo vetëm nga presidentët e të dyja kaheve politikë, por edhe me kritikat e republikanëve se një gjë e tillë mund të dëmtojë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të reaguar ndaj rrezikut të terrorizmit. Kur Biden ishte senator punoi për një mbikqyrje më të madhe ndaj autoritetit të presidentit për luftë. Tani që ai gjendet në Shtëpinë e Bardhë, është krijuar ndjesia se Kongresi mund të rivendosë kontrollin ndaj një prej përgjegjësive të tij më të rëndësishme.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54