Khloe Kardashian “ka thyer” heshtjen për fejesën e aluduar me Tristian Thompson, dhe është po aq konfuze sa të gjithë të tjerët! Ylli i reality show, e cila ka një vajzë nga lidhja me ish-të dashurin basketbollist, True, reagoi përmes një statusi në Twitter duke shkruar: “Prit…çfarë? Sapo hyra online dhe jam konfuze,” u shpreh ajo teksa i adresohej thashethemeve për romancën e përfolur me Tristian.