Top News- Trump kërkon takim me Kim Jong Un: Pres me padurim ta shoh
25/08/2025 22:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se shpreson që të takohej përsëri me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të udhëheqësit koreanojugor disa orë para se ta priste këtë të fundit në Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili u takua me Kim Jong Un tre herë gjatë mandatit të tij të parë, e vlerësoi marrëdhënien e tyre ndërsa tha se e njihte më mirë se kushto tjetër, përveç motrës së tij. "Një ditë do ta shoh. Pres me padurim ta shoh. Ai ishte shumë i mirë me mua", u tha Trump gazetarëve ndërsa pretendoi se Koreja e Veriut ka qëlluar më pak raketa që kur ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Trump u mbur po ashtu para gazetarëve se ka zgjidhur shtatë luftëra në po aq muaj para se të merrte detyrën. Trump tha se u dashurua me Kim pas takimit të zhvilluar disa vite më parë ndërsa pas bisedimeve palët ulën tensionet por nuk arritën të prodhonin një marrëveshje të qëndrueshme.Që atëherë, Kim ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë, duke përfshirë dërgimin e trupave për të luftuar kundër Ukrainës, dhe ka këmbëngulur në refuzimin e çdo çmontimi të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00