Kryetarja e Kuvendit e Kosovës, Albulena Haxhiu thotë se deklarata e saj lidhur me protestat në Shqipëri, e dhënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, është shtrembëruar. Përmes një postimi në rrjetin social FaceBook, ku ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së saj, Haxhiu shkruan se zhvillimet në Shqipëri janë shqetësuese për të gjithë dhe se situate kërkon trajtim serioz. Kryeparlamentarja e Kosovës, shton më tej se kërkesat e studentëve dhe të protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët. Lidhur me deklaratën për nxitjen e protestave, Haxhiu tha se ka folur për “mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi” atyre. Haxhiu tha se Shqipëria është shtëpi për të, si për çdo shqiptar të Kosovës.