Fjala e deputetit të PD, Belind Këlliçi: Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama, që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo deputet opozitar është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.