Një 31-vjeçar u arrestua si autor i dyshuar i katër vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit tetor në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në pranga përfundoi Demir Buthi, banues në fshatin Hajdaraj, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori I tij, 31-vjeçar. Sipas policisë, dy të dyshuarit nga data 17 deri më 21 tetor vodhën në bashkëpunim me njëri-tjetrin 4 biznese. Pre e vjedhjeve ranë markete e lokale, ku dy të akuzuarit morën shuma të konsiderueshme parash dhe sendesh të tjera me vlerë.