Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë evidentuar 37 vatra zjarri, prej të cilave katër janë ende aktive, ndërsa dy janë nën monitorim nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit. Vatrat aktive janë “Livadhi i Peladhisë” në Bulqizë dhe në Parkun Kombëtar Lurë, ku po digjet një sipërfaqe me pisha dhe livadh. Sakaq në fshatin Zambish dhe fshatin Rrostej, të dyja në bashkinë Rrogozhinë, zjarret në sipërfaqe me shkurre dhe dushqe janë aktualisht nën kontroll, por puna për shuarjen e plotë po vijon.