Top News- Ka vaksina, por mungojnë shiringat!/E pabesueshme, OBSH e cilëson si krizën e 2022
09/11/2021 20:02

Njerëzimi ka tashmë vaksinat, me të cilat mund të parandalojë shpërndarjen e koronavirusit, por tashmë duket se do të përballet me një tjetër problem. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se në vitin 2022 mund të mungojnë shiringat e nevojshme për administrimin e vaksinave kundër Covid-19, të cilat mund të ndikojnë në të gjitha fushatat e vaksinimit dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Bëhet fjalë për një nevojë prej më shumë se 20 miliard shiringash në të gjithë botën, të cilët do të duhen gjatë 2022 për vijimin e vaksinimit. Agjencitë kombëtare të shëndetit duhet të regjistrojnë nevojat e tyre për shiringa shumë më herët për të shmangur “problemet në tregje” me të cilat përballet bota në fillim të pandemisë Covid-19 me mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale për ekspertët e shëndetit, tha ekspertja e OBSH-së, Lisa Hedman. “Mund të ketë një mungesë globale të shiringave të përshtatshme për vaksinim, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë probleme serioze duke vonuar fushatat e imunizimit si dhe duke ngritur shqetësime për sigurinë,” tha ajo. Por problemi nuk lidhet vetëm me vaksinat anti-Covid. Mungesa e shiringave mund të vonojë vaksinimet e rregullta, veçanërisht të fëmijëve, por edhe praktika të tjera shëndetësore. Kjo do të thotë se bota mund të përballet me mungesë deri në dy miliardë shiringa në vit, përveç nëse më shumë fabrika fillojnë të prodhojnë shiringa që janë të përshtatshme për vaksina.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01