Edhe mbrëmjen e së dielës, qytetarët të Kosovë, janë mbledhur në protestë, për të pestën natë me radhë në shesh, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale të 16 shtatorit, e cila dënoi me burgim ish-krerët e UÇK-së. Me pankarta në duar ‘Jo në emrin tim’, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”, qytetarët përsëritën kërkesën kryesore ‘ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i cili ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015. Në natën e pestë të protestës në sheshin qendror të kryeqytetit, Skënderbeu, protestuesit shpalosën një flamur të madh kombëtar shqiptar, ndërsa të pranishëm ishin dhe familjarë të katër ish-krerëve të dënuar të UÇK-së.