Top News – Ish kryeministri në pranga / Borisov në qeli, keqpërdori fondet e BE-së
18/03/2022 12:36

Ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov, 62 vjec, u arrestua pasditen e të enjtes bashkë me anëtarë të tjerë të partisë së tij, në një hetim evropian të lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmave të BE-së. “Një operacion i madh ka nisur në lidhje me 120 raste në zyrën e prokurorit publik evropian në Bullgari. Bojko Borisov është arrestuar”, tha ministria e brendshme në një deklaratë për shtyp. Bashkë me tre herë kryeministrin konservator të bullgarisë, autoritetet arrestuan dhe ish ministrin e tij të financave, Vladislav Goranov, ish presidenten e komisionit parlamentar të buxhetit, menda stojanova dhe ish shefen e shërbimit të shtypit, Sevdalina Arnaudova ndërkohë që vazhdojnë kërkimet dhe konfiskimet në shumë adresa në vend. Shumë detaje nuk janë bërë të ditura por televizioni publik BNT tha se rastet kanë të bëjnë me keqpërdorimin e ndihmave të BE-së. “Askush nuk qëndron mbi ligjin”, shkroi ndërkohë në facebook kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov. Operacioni erdhi pas një vizite në Sofje të kryeprokurorës evropiane Laura Kovesi. Ajo përgëzoi kryeministrin aktual për vendosmërinë dhe lidershipin si edhe për vizionin e tij në luftën kundër korrupsionit. Në fakt, ish kryeministri është goditur nga një seri akuzash për korrupsion në vite por ka mohuar të ketë keqvepruar. Shembulli më i sikletshëm ka qenë në 2020-ën kur u publikuan foto që e tregonin atë ndërsa flinte me armë ose me tufa kartmonedhash 500-euroshe apo shufra ari pranë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43