Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për fitoren e studentëve kundër Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e së dielës në Serbi. veliaj - Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit! Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi! Humbjen e Vuçiç e ka komentuar edhe ish Kryeministri dhe ish deputeti socialist, Pandeli Majko.