Top News – Ikën SHBA, vjen Rusia…! Moska përfiton nga situata në Afganistan
01/09/2021 22:19

Pas marrjes së kontrollit të Aganistanit nga talebanët, Rusia po sheh mundësitë se si mund të përfitojë nga një situatë e mbushur me mundësi dhe rrezik. Edhe pse zyrtarisht i etiketon talebanët si një organizatë terroriste, shkruan Zëri i Amerikës, Rusia ka vite që është e angazhuar me udhëheqësit e saj, madje i ka ftuar ata në Moskë. Ndërsa vendet perëndimore e shikojnë me ankth largimin e Shteteve të Bshkuara dhe NATO-s, Moska ka patur një ton më të butë. I dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, foli në Këshillin e Sigurimit një ditë pasi talebanët morën Kabulin. “Aktualisht, ne besojmë se nuk ka kuptim të ketë panik. Gjëja kryesore është se është shmangur një gjakderdhje e gjerë mes civilëve. U bëjmë thirrje të gjitha palëve afgane që të përmbahen nga armiqësitë dhe të nxisin një zgjidhje paqësore”. Moska ndërhyri në Afganistan në vitin 1979. Trupat e saj e pushtuan atë vend për të mbështetur një qeveri komuniste, që luftonte kundër rebelëve islamikë, të njohur si muxhahedinë. Ndërhyrja, që supozohej të ishte një operacion i shpejtë ushtarak, zgjati gati një dekadë. Menjëherë pas tërheqjes sovjetike, regjimi komunist u rrëzua. Aktualisht Moska po mban një qëndrim më pragmatist. Rusia është gjithashtu e prirur të parandalojë eksportin e ekstremistëve dhe luftëtarëve islamikë në Azinë Qendrore. Moska shpreson se talebanët do të frenojnë futjen e drogës në rajonin e saj. Ndërkohë, tërheqja amerikane ka qenë një dhuratë për propagandën e Moskës. Tani Kremlini duket se shpreson të mbushë vakumin e krijuar nga largimi i Shteteve të Bashkuara për të rritur ndikimin e saj rajonal.

Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03