Brenda pak muajsh, modelet e reja të IA-së në shkallë të vogël mund të jenë në gjendje të replikojnë veten në mënyrë autonome në pajisjet shtëpiake të lidhura me Ëi-Fi. Alarmi u ngrit nga Anthropic, një kompani amerikane në këtë sektor, e cila publikoi rreziqet e mundshme që lidhen me këtë zhvillim teknologjik në blogun e saj. Pa kontroll njerëzor, gjenerata e fundit e agjentëve artificialë mund të depërtojë potencialisht në pajisjet shtëpiake të lidhura me të njëjtin rrjet, siç janë furrat inteligjente ose televizorët inteligjentë, dhe të shfrytëzojë fuqinë e tyre llogaritëse për t'u përhapur në pajisje të tjera. Një model i tillë i IA-së "do të ishte i vështirë për t'u ndaluar", thotë kompania, "pasi nuk ka një pikë mbylljeje të centralizuar".