Ndryshon niveli i pagës minimale dhe skema e taksimit progresiv në vend. Fill pas bllokimit të furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina, kabineti qeveritar miratoi një sërë ndryshimesh ekonomike, për të bërë të mundur përballimin e krizës ekonomike. Duke filluar nga kjo e premte, paga minimale në vend do të jetë 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte më parë. Ky ndryshim ishte parashikuar të hynte në fuqi në datën 1 korrik, por pas shtrenjtimit të menjëhershëm të produkteve bazë të shportës, rritjes së inflacionit apo edhe problemeve në zinxhirin e furnizimeve, kabineti qeveritar firmosi aktin normativ për ndryshimin e nivelit të pagës minimale duke filluar nga data 1 prill.