Sieropozitiv që prej 2012-tës, por pas më shumë se një viti, një person I prekur nga Hiv/Aids nuk e ka parë sëmundjen t`I rikthehet. Pacienti I trajtuar në një spital të Sao Paolos në Brazil me një miks mjekimesh në atë që përshkruhet si “kurë eksperimentale”, e pezulloi terapinë në 2019-tën dhe nuk ka më asnjë shenjë të virusit të tmerrshëm. Sic shpjeguan ekspertët që e trajtuan, atij i është administruar një “ përzierja agresive” antiretroviralesh dhe Niacin, apo Vitamine B3.