Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke kërkuar që institucionet t’u kushtojnë vëmendje kërkesave të studentëve dhe të angazhohen për tejkalimin e situatës. Ajo ka kundërshtuar përdorimin e dhunës nga të dyja palët, duke theksuar se nevojitet një qasje serioze dhe e matur për të kapërcyer ndasitë. Sipas Haxhiut, arroganca mund të nxisë protesta të mëtejshme. Haxhiu është deklaruar edhe për pjesëmarrjen e mundshme të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat në Shqipëri. Ajo ka mohuar që partia të ketë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se LVV-ja nuk mund të mbajë përgjegjësi për vendimet individuale të simpatizantëve të saj dhe se mbështetja qytetare për partinë nuk do të thotë se ajo organizon apo drejton protesta jashtë Kosovës.