Katër të arrestuar, një i proceduar në gjendje të lirë dhe gati 57 kilogramë hashash i sekuestruar është bilanci i operacionit të koduar Gjurmët nga ana e Policisë së Shkodrës. Policia thotë se operacioni i ndërmarrë nga operacionalet dhe sektori kundër narkotikëve është rezultat i një hetimi disajavor, që çoi në arrestimin e katër shtetasve, të moshës 33 deri në 67 vjeç banues në Vaun e Dejës, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa në gjendje të lirë u procedua një tjetër.