Top News – Grabitje me kallashnikov në Lezhë/ Hajdutët vjedhin para dhe dy celularë
24/05/2021 10:51

Një grabitje nën ushtrimin e dhunës është shënuar në fshatin Spiten në Lezhë, mesnatën e 23 majit. Mësohet se në banesën e çiftit Doçi janë futur persona të paidentifikueshëm, të maskuar dhe armatosur me armë tip kallashnikov. Grabitësit janë ndeshur me rezistencën e kryfamiljarit dhe bashkëshortes së tij, 47 vjeçare. Si pasojë personat e maskuar kanë ushtruar dhunë nën kërcënimin edhe të një arme zjarri tip kallashnikov, mbi Gjergj dhe Vitore Doçin. Personat e maskuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe dy aparate celularësh dhe më pas janë larguar nga banesa. Mësohet se çifti Doçi janë jo vetëm të tronditur psikologjikisht, por gjithashtu kanë marrë edhe plagë në pjesë të caktuara të trupit për të cilat po marrin ndihmën mjekësore pranë spitalit të Lezhës. Në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit, autoritetet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë lënë pas prova në banesë, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes si dhe në identifikimin e grabitësve. Ndërkohë janë shoqëruar 10 persona në polici, të cilët dyshohet që mund të kenë informacion mbi hajdutët. Uniformat blu po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes teksa mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të ambjenteve rreth shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Pritet që autoritetet policore të zbardhin detaje të reja në vijim.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39