Top News – Gjyq për terrorizëm, dënim përjetë / Çfarë i pret ushtarët e Azovstalit pas dorëzimit
18/05/2022 15:18

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur tashmë se afro 1 mijë ushtarë ukrainas të bllokuar prej javësh në metalurgjikun e Azovstalit në Mariupol, janë dorëzuar. Ndërsa brenda impiantit besohet se gjenden edhe disa qindra luftëtarë, mes të cilëve komandantët me grada të larta. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë tani, është fati i të dorëzuarve. Sipas disa burimeve kremlini ka garantuar trajtim në pajtim me standartet ndërkombëtare, por brenda dumës ruse, ka nga ata që kërkojnë gjykim për terrorizëm e madje edhe thirrje për ndëshkimin kapital. Pas ndalimit të luftimeve në Azovstal, në ditën e 82 të luftës, Shtabi i ushtrisë ukrainase tha se garnizoni i Mariupolit e ka kryer misionin e tij, duke ndaluar planin e rusëve për të pushtuar Zaporizhian e duke lejuar kështu ushtrinë ukrainase të riorganizohet. Më pas, i kërkoi komandantëve të përqendroheshin tek objektivi i shpëtimit të jetëve të atyre që kanë mbetur në metalurgjik. Dhe kërkesa është pranuar nga shefi i Bataljonit Azov, Denis Prokopenko. Zyrtarët ukrainas thonë se pasi të jetë stabilizuar situata, ata do të shkëmbehen me të burgosur rusë lufte. Por kjo zgjidhje për momentin duket e vështirë. Prokurori i përgjithshëm rus i ka kërkuar gjykatës së lartë ti shpallë luftëtarët e Azovstalit, organizatë terroriste.

Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27