Top News – Gjykatësi `rrëzon` Biden/ I bllokon moratoriumin 100 ditor për dëbimet
24/02/2021 22:03

Një gjykatës federal ndaloi me afat të pacaktuar administratën e Presidentit Joe Biden që të zbatonte një moratorium 100-ditor për shumicën e dëbimeve. Gjykatësi Dreë Tipton, thotë VOA, lëshoi një vendim paraprak të kërkuar nga Teksasi, sipas të cilit moratoriumi shkelte ligjin federal dhe rrezikonte të vendoste kosto shtesë mbi shtetin. Presidenti Biden propozoi një pauzë 100-ditore mbi dëbimet gjatë fushatës së tij si pjesë e një rishqyrtimi më të gjerë të zbatimit të politikave të emigracionit dhe një përpjekje për të pezulluar politikat e ish-Presidentit Donald Trump. Biden ka propozuar një projektligj gjithëpërfshirës për reformimin e sistemit të imigracionit që do të mundësonte legalizimin e rreth 11 milionë njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme. Ai gjithashtu ka vendosur udhëzime të tjera mbi grupet e emigrantëve të paligjshëm që agjentët e imigracionit dhe doganave duhet të vënë në shënjestër në operacionet e zbatimit të ligjit. Gjykatësi Tipton, i emëruar nga ish Presidenti Trump, fillimisht vendosi më 26 Janar se moratoriumi shkelte ligjin federal për procedurat administrative dhe Shtetet e Bashkuara nuk arritën të dëshmonin se pse një pauzë mbi dëbimet ishte e justifikuar. Një vendim për ndalimin e përkohshëm i lëshuar nga gjykatësi më herët pritej të skadonte të martën.

Top News – 1.4 miliardë USD nga kriptot / Trump raporton të ardhurat e familjes vitin e shkuar
01/07 11:53
Top Channel/Stuhi në veri, përvëlim në jug- moti “përçan” Italinë: 130 milione të prekur në Europë!
01/07 11:46
Top Channel/ “Këtu ka shtet”: Turqia e pret samitin e NATO-s me valë arrestimesh!
01/07 11:45
Top Channel/ Zjarret, dy viktima në Greqi. 10 avionë në luftë me flakët
30/06 23:21
Top Channel/ Gjykata rrëzon Trump, Fëmijët e emigrantëve do marrin pasaportë
30/06 23:19
Top News- Omani dhe Irani presion SHBA-së, kërkojnë taksim të anijeve në Ngushticën e Hormuzit
30/06 22:55
Top News- Goditet rrjeti i basteve në Turqi/ Aksion në Stamboll e disa provinca, 37 të arrestuar
30/06 22:54
Top News – Gratë transgjinore jashtë sporteve. Gjykata Supreme në SHBA i ndalon që të garojnë
30/06 19:52
Top News- Anëtarësimi në Union/ BE miraton paketën financiare 3.2 mld për Malin e Zi
30/06 17:13
Top News – Goditet sërish Dubna. Ukraina sulmon qendrën satelitore pranë Moskës
30/06 14:37
Top Channel/ Atentat në zemër të Monakos, biznesmeni ukrainas dhe familja e tij në gjendje të rëndë
30/06 14:27
Top Channel/ Shpërthim në Monako, plagoset rëndë manjati ukrainas: “Sulmi i parë terrorist këtu”!
30/06 12:27
Top Channel/ Krerët e UÇK-së në Hagë, Serwer: Jam penduar që mbështeta Dhomat e Specializuara!
30/06 12:08
Top Channel/ Greqia, shpërblim “për kokën e peshkut-balonë”: Shumë helmues, po përhapet shpejt!
30/06 11:57
Top Channel/“Nuk është vapë e thjeshtë”, OBSH thirrje Europës: “ Trajtojeni si krizë shëndetësore”!
30/06 11:26
Top Channel/ Macron shfaqet sërish me syze “Top Gun”, stafi: Është i njëjti problem si në janar!
30/06 11:25
Top Channel/ Venezuelë, mbi 1700 viktima. Një i ri u shpëtua pas 106 orësh nën rrënoja
29/06 23:17
Top News- Lufta vendos në vështirësi Putin/ Sulmet me dronë të Ukrainës ‘shterojnë’ naftën ruse
29/06 22:52
Top News- Holanda zbulon planin rus: Do sulmojë një vend të NATO-s, lufta në Ukrainë po mbaron
29/06 22:49
Top Channel/ 17 vite pas vdekjes, Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, filmi i tij merr…
29/06 22:41