Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me një deklaratë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që në foltore, që në mungesë të të përjashtuarit Gazment Bardhi u lexua nga deputeti Belind Këlliçi - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për: 1. Dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. 2. Menjëherë më pas, vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim. Deklarata e opozitës dënoi edhe dhunën ndaj studentëve dhe kërkon vetëshpërndarjen e Kuvendit.