Gjiri i Vlorës po përballet me një situatë shqetësuese mjedisore. Mbetje të ndryshme urbane kanë pushtuar vijën bregdetare, por edhe ne brendesi te ujërave te detit, në zonat e Radhimës, Orikumit dhe deri pranë Jonufrës. Pamjet tregojnë bidona plastikë dhe mbetje të tjera të shpërndara përgjatë bregut dhe në sipërfaqen e ujit, duke dëmtuar imazhin e një prej zonave më të frekuentuara turistike të bregdetit shqiptar.