Top News – Gjendet djali i mbytur në Angli/ Norvegji, ADN konfirmon se trupi është i artin-it
07/06/2021 17:47

Trupi i një djali kurdo-iranian që u mbyt vitin e kaluar në Kanalin e Anglisë, është gjetur në Norvegji. Policia vendase tha të hënën se me anë të analizës së ADN-së, u konfirmua se bëhej fjalë për Artinin 15 muajsh, me origjinë kurdo-iraniane. Artin dhe katër familjarë të tij vdiqën kur varka me të cilën po udhëtonin, u fundos në kanalin anglez më 27 tetor 2020. Ata ishin nisur nga Franca në përpjekje për të hyrë në Angli. Policia norvegjeze tha se trupi i Artinit ishte gjetur më 1 janar 2021 në bregun jugperëndimor të vendit, pranë Karmoy. Burime nga policia thanë se që në fillim u përjashtua mundësia që trupi të ishte i një fëmije norvegjez, e para se nuk kishte asnjë denoncim për fëmijë të humbur në vend, por edhe për shkak të markës së xhupit që kishte veshur. Nga trupi u mor një profil ADN-je dhe u njoftuan familjarët e mbetur të djalit. Në fillim nuk pati ndonjë përgjigje nga ta, por pastaj u gjet një i afërm i Artinit në Oslo, nga i cili u mor një kampion ADN-je. Pas analizave doli se profilet e ADN-së përputheshin. Bashkë me Artinin u mbytën edhe 4 pjesëtarë të tjerë të familjes. Ata ishin nga qyteti Sardasht në perëndim të Iranit, pranë kufirit me Irakun. Këtë vit është dyfishuar numri i emigrantëve që kalojnë kanalin anglez me gomone, në krahasim me të njëjtën periudhë në 2020, me 3100 njerëz që mbërritën në brigjet angleze deri në fund të majit. Qeveria britanike ka premtuar një rishikim të kuadrit ligjor për emigrantët, duke u zotuar se do t’i kthejë ata në “vendin e sigurt” më të afërt.

Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08
Top Channel/ Obama “kundër” Izraelit: I morën tokën palestinezëve, ata s`kanë ku largohen!
16/10 10:37
Top Channel/ Protestat në Francë, BBC: A po manipulohen nxënësit përpara zgjedhjeve?!
16/10 10:37
Top News – Shkatërron gjashtë bombardues të Putinit / Ukraina, sulm të thellë mbi bazën ajrore ruse
15/10 15:38
Top News – Sulmohet cisterna pranë Rumanisë / Tetë marinarë të zhdukur, anija goditet nga dronët
15/10 15:37
Top News- Presidenti amerikan adhuron Putinin! Zelenski i kthehet Trump, rinis sulmet mbi rafineritë
15/10 15:31
Top News – Roli sekret i Vuçiçit në biznesin e Trump / Guardian zbulon ‘përpjekjen e paligjshme’
15/10 15:26
Top Channel/ “Mjaft më”, Zelensky për FT: “Ukraina do rinisë sulmet ndaj rafinerive ruse”!
15/10 15:06
Top News – Njerëzit të bllokuar mes ujit / Kaos e frikë në Stamboll, shi e përmbytje të frikshme
15/10 13:58
Top News – Tragjedi, shembet çatia e shkollës / 27 nxënës dhe një mësues humbin jetën në Pakistan
15/10 13:42
Top News – Dy anije mbyten në Hormuz / U goditën nga predha ndërsa Irani intensifikon sulmet
15/10 12:16
Top Channel/ Protestat në Francë, Macron: Zemërimin e studentëve po e shfrytëzon tjetërkush!
15/10 12:12
Top News – Zelenski akuzon Trumpin për ‘tradhti’: ‘Kjo nuk është ana e duhur e historisë’
15/10 12:04
Top News – Trump sabotoi Satelitët e Starlink / Musk ia hedh fajin presidentit, Ukraina në telashe
15/10 11:49
Top Channel/Trump i kthehet Iranit:Do përdor “nënën e të gjitha bombave”, me e fuqishmja ndonjëherë!
15/10 11:38
Top Channel/ Mali i Zi në BE, Kroacia vendos 8 kushte: Në të kundërt, bllokon avancimin!
15/10 11:34
Top News – ‘Nëna e të gjitha bombave’ mbi Iran / CNN: Trump shqyrton përdorimin, plane të reja sulmi
15/10 11:33
Top Channel/ Groenlanda “rrëzon” Trump: Jo eksplorim masiv për naftë, gaz dhe minerale!
15/10 11:33
Top News- Kroacia tetë kushte Malit të Zi/ Kërkon plotësimin e tyre para anëtarësimit në BE
14/10 23:09