Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është I bindur se do të arrijë të provojë pastërtinë dhe pafajësinë e tij të plotë në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK në Hagë. Hashtim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan në total me 81 vite burg nga shkalla e parë. Procesi ndaj tyre nisi si sot gjashtë vite më parë, ku fillimisht iu komunikua aktakuza dhe u dërguan në Dhomat Speciale të Kosovës në Hagë për të vijuar më pas me procesin gjyqësor. Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi i siguron të gjithë në pafajësinë e tij.