Top News – Fundoset nëndetësja me turistë në Egjipt / Tragjedi në Detin e Kuq, të paktën 6 viktima
27/03/2025 15:24

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një nëndetëse me turistë u mbyt pranë brigjeve të Egjiptit. Nëntë persona të tjerë janë të lënduar, katër prej tyre në gjendje kritike, në fatkeqësinë që ndodhi vetëm një kilometër larg vendpushimit të Hurghadës mëngjesin e të enjtes. Nëndetësja turistike, e quajtur Sindbad, mbante rreth 44 pasagjerë, përfshirë fëmijë, në momentin e fundosjes të enjten. Skuadrat e shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 29 persona, sipas një deklarate të zyrtarëve lokalë. Ambasada ruse në Kajro ka njoftuar se katër shtetas rusë janë mes viktimave pas incidentit. Drejtoria e Sigurisë së Detit të Kuq mori një raport për fundosjen e nëndetëses turistike, afër portit dhe përballë Hotelit Sindbad Club. Të gjitha instancat janë vendosur në gatishmëri maksimale pas katastrofës. Rreth 21 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar të plagosurit në spitalet lokale. Sipas disa raporteve, turistët ishin "të kombësive të ndryshme", por në një postim në Facebook, ambasada ruse në Egjipt pretendoi se të gjithë turistët ishin rusë. Kanali rus në Telegram Baza raportoi se një fëmijë ishte mes viktimave, megjithëse kjo nuk është konfirmuar. Ai shtoi gjithashtu se nëndetësja ishte përplasur me një shkëmb dhe kishte pësuar një carje, gjë që bëri që të fundosej. Nëndetësja ishte nisur nga një nga plazhet në zonën e shëtitores turistike. Turistët ishin nisur për të parë shkëmbinjtë koralorë të Egjiptit dhe peshqit tropikalë. Nëndetësja kryente udhëtime turistike në Hugarda prej vitesh. Deti i Kuq, i njohur për shkëmbinjtë e tij koralorë dhe jetën e larmishme marine, është një qendër kryesore për industrinë e turizmit të Egjiptit, e cila luan një rol kritik në ekonominë e vendit. Në nëntor, një anije turistësh u mbyt në brigjet e Detit të Kuq, duke vrarë katër persona.

Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58