Top News – Ferr në Turqi, skena apokaliptike / Zjarret përfshijnë vendin, banorët braktisin shtëpitë
27/07/2025 18:30

Turqia po shkrumbohet nga zjarre të reja ndërkohë që më shumë se 1700 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Një zjarrfikës raportohet të ketë humbur jetën, ndërsa luftonte me flakët, në mesin e një numri zjarresh vdekjeprurëse që kanë përfshirë vendin. Banorët në Bursa u paralajmëruan për zjarre të rrezikshme mëngjesin e të dielës. Flakët shpërthyen në zonat malore të pyllëzuara në Turqinë veriperëndimore, ndërsa u përhapën me shpejtësi në të gjithë rajonin. Zyra e guvernatorit të Bursës tha se 1,765 persona ishin evakuuar në nga fshatrat në verilindje zonës. Të paktën 76 zjarre u regjistruan në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, me vatra të mëdha ende aktive në Bursa, Karabuk, Usak dhe Kahramanmaras. Më shumë se 1,100 zjarrfikës janë thirrur për të ndihmuar në luftën me flakët dhe për shpëtimin e njerëzve të bllokuar. Për shkak të zjarreve në pyjet përreth, të dielën u mbyll autostrada që lidh bursën me kryeqytetin e vendit, Ankara. Flakët kanë djegur me mijëra hektarë tokë rreth qytetit deri më tani. Zyrtarët lokalë e përshkruan situatën si apokaliptike. Zjarret po përhapen nga erërat e forta që po i shtyjnë flakët më afër zonave të banuara. Turqia është goditur nga një numër zjarresh në javët e fundit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi po përballet me "një katastrofë vërtet të madhe" pasi dhjetëra rajone janë shkatërruar. Zjarre të reja shpërthyen në bregdetin mesdhetar të Turqisë të premten, ndërsa qeveria shpalli dy provinca perëndimore në vend si "zona katastrofe". Ndërkohë edhe në Qipro banorët po përballen me zjarret më të rënda në 50 vitet e fundit mes një vale të nxehti që ka përfshirë të gjithë ishullin dhe me mërkurin në termometër që ka kaluar 44 gradët celcius.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43