Partitë e opozitës dhe Lëvizja Vetëvendosje u përplasën në lidhje me përgjegjësinë e dështimit të seancës së dytë për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosje kërkon ringritjen nga e para të komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa PDK, LDK dhe AAK këmbëngulin se komisioni është ngritur në seancën e parë dhe kërkojnë vijimin e procedurave të mëtejshme.