Top News – Evropa ia kalon SHBA/ Më shumë raste të reja me covid
16/10/2020 20:04

Shqetësimi po rritet në evropë ndërsa vendet thyejnë rekorde njëri pas tjetrit për sa i takon rasteve ditore të koronavirusit dhe organizata botërore e shëndetësisë paralajmëron se bilanci ditor i viktimave në kontinent mund të shkojë në të paktën pesë herë më i lartë se ai i prillit, brenda pak muajsh. Vendet që ia dolën ta menaxhonin pandeminë përmes izolimeve në pranverë dhe nisën zbutjen e masave, po shohin virusin të kthehet akoma më hakmarrës me gjermaninë, francën dhe republikën ceke që kanë regjistruar shifra rekord dy ditët e fundit. Për OBSH, situata është shumë shqetësuese dhe projektimet e modeleve të besueshme epidemiologjike nuk janë aspak optimiste. Ndërkohë, masa të thjeshta si distancimi social dhe mbajtja e maskave nga popullata mund të shpëtojë deri në 281 mijë jetë në evropë deri më 1 shkurt. Në të gjithë bllokun, më pak se 60 për qind e qytetarëve mbajnë rregullisht maskat ndërkohë që nevojitet sipas OBSH një bashkëpunim në masën 95 për qind. Numri i rasteve të reja në pesë vendet më të prekura në evropë, që së bashku kanë një popullatë të përafërt me atë të shba, ka qenë rreth 42 për qind më i madh se rritja në shtetet e bashkuara në javën që përfundoi më 13 tetor. Mesatarja e rasteve të reja në periudhën shtatë ditore deri më 13 tetor, ishte në shba 49542 ndërsa në francë, britani, rusi, spanjë e holandë së bashku, mesatarja ishte prej 70158. Popullata në këto pesë vende evropiane është 343 milionë ndërsa në shba popullata është 331 milionë.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49