Top News – “Ethet e naftës”: Norvegjia planifikon të nisë shpime në zonat e paprekura të Arktikut
26/08/2020 16:34

Norvegjia planifikon t`i zgjerojë shpimet për naftë duke përfshirë zonat e paprekura të Arktikut, një lëvizje kjo që është parë më shqetësim nga ambjentalistët të cilët mendojnë se kërcënon një ekosistem tashmë të brishtë, ndërsa nga ana tjetër mund të shkaktojë dhe ngërc ushtarak me Rusinë. Zonat në fjalë janë shumë më larg në Arktik sesa lëshimet që presidenti amerikan, Donald Trump, pat njoftuar për Alaskën në fillim të këtij muaji. Ekspertët mendojnë se ky vendim rrezikon të sjellë përplasje me kombet e tjera që janë palë e traktatit 100-vjeçar Svalbard, i cili rregullon veprimtarinë në këtë zonë. Ilan Kelman, profesor në Universitetin Agder në Norvegji, I sheh me skepticizëm kërkimet për naftë në kushtet e Arktikut, një mjedis që njihet për ashpërsinë e tij. “ Gjërat mund të shkojnë keq”, thotë ai, “ e mund të shkaktohen dëme të mëdha afatgjata”. Helge Ryggvik, historian i naftës në Universitetin e Oslos, thotë se masa e Norvegjisë është rezultat krizës me të cilën përballet industria e naftës dhe që u përkeqesua akoma më shumë prej pandemisë së koronavirusit. Me këtë lëvizje, Noregjia sipas tij po i afrohet limitit absolut të eksplorimit të pranueshëm për naftë nga vendet e tjera. WWF, Greenpeace dhe Nature & Youth i dërguan qeverisë novegjeze një letër të hapur, ku i tregonin 24 lëshime të tjera të bëra nga viti 2002 deri në 2019-tën kur janë dhënë licensa pavarësisht këshillave kundër eksplorimit atje.

Top News- Ushtria amerikane në pritje të urdhrit të Trump, sfidon Meksika, ia thotë: “JO”
08/08 23:01
Top News- Trump shpall luftë, nxjerr ushtrinë për të shfarrosur kartelet e drogës
08/08 23:00
Top News- Një viktimë nga zjarret në Greqi/ Zjarrfikëset luftë me flakët, alarm në disa zona
08/08 22:58
Top Channel/ Izraeli i vendosur: Do mposhtim Hamasin. Iku koha kur hebrenjtë s’mbroheshin
08/08 22:57
Top Channel/ Takimi Trump-Putin, a do ftohet dhe Zelenskyy?
08/08 22:41
Top Channel/ Gjendet i pajetë në banesën e djegur nga zjarret masive në Greqi
08/08 22:08
Top Channel/ Brokoli i kontaminuar i merr jetën italianit. Disa të helmuar në spital
08/08 22:07
Top Channel/ Trump-Putin, takim në Romë të hënën? Presidenti i SHBA telefonon Melonin
08/08 19:51
Top Channel/ Takimi Trump-Putin mbahet në Romë? Foxnews: Me gjasë, që të hënën!
08/08 14:58
Top News – Gjermania zemërohet me Izraelin / Ndalon eksportet ushtarake që mund të përdoren në Gaza
08/08 14:58
Top News – Lufta në Ukrainë pranë ‘ngrirjes’ / Ekspertët paralajmërojnë: Putin po tallet me Trumpin
08/08 14:48
Top News – Trump i ulëriti Netanyahut në telefon / Kryeministri izraelit i tha se nuk ka uri në Gaza
08/08 14:33
Top Channel/ Plani për Gazën, Gjermania ndalon eksportin e armëvë drejt Izraelit!
08/08 14:31
Top News – Putin ka plane përtej Ukrainës…Përpjekjet për të pushtuar vendin do zgjasin me dekada
08/08 14:25
Top Channel/ Temperaturat e larta “armik” në Francë, rrezikohet riaktivizimi i zjarreve
08/08 14:12
Top News – Garanci për vizat turistike e të biznesit/ DASH nuk prek Shqipërinë, testohet me 2 vende
08/08 13:14
Top News – Marrëveshje paqeje në zyrën e Trump/ Armenia e Azerbajxhani firmosin në Shtëpinë e Bardhë
08/08 13:13
Top News – Avioni rrëzohet mbi shtëpitë / Viktima në bord dhe në tokë, shpërthen në fluturim
08/08 12:51
Top News – Franca përvëlohet, valë e re të nxehti / Zjarrfikësit në alarm, zjarret mund të rindizen
08/08 12:49
Top News – Bli pronën e prit të vd*së pronari! Tregu imobilar në Paris ‘zgjidh’ problemin e çmimeve
08/08 12:47