Top Channel/ Takimi Trump-Putin, a do ftohet dhe Zelenskyy?
08/08/2025 22:41

Takimi midis Presidentit Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin është planifikuar paraprakisht për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të premten. Vendi i takimit është ende duke u diskutuar ende dhe përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Italinë. Më herët mediat italiane raportuan se Trump i ka propozuar në telefon kryeministres italiane Giorgia Meloni që të organizojë takimin e tij me homologun rus në kryeqytetin e Italisë. Meloni pranoi menjëherë dhe, disa orë më vonë, senatori Rubio propozoi zyrtarisht Romën. Por kjo u hodh poshtë nga Kremlini që tha se Italia është shtet i afërt me Ukrainën. Detajet dhe logjistika e takimit Trump-Putin janë ende të paqarta, po ashtu edhe faktin nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të jetë i pranishëm. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se rusët kanë ofruar një listë kërkesash për një armëpushim të mundshëm dhe SHBA-të tani po përpiqet të marrë mbështetjen e ukrainasve dhe aleatëve evropianë. Zelenskyy dhe zyrtarët ukrainas kanë thënë prej kohësh se nuk do të lëshojnë asnjë territor që Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme. Në një deklaratë të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Livitt, tha se “Presidenti Trump ka qenë i qartë që kur mori mandatin se kërkon negociata mes palëve. Një takim i mundshëm javën e ardhshme midis Trump dhe Putin do të jetë i pari midis dy udhëheqësve në mandatin e dytë të Donald Trump. Shefi i shtëpisë së Bardhë dhe Zelenskyy janë takuar disa herë gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë atë në Zyrën Ovale në shkurt dhe në funeralin e Papa Françeskut në prill.

Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13