Top Channel/ Gjendet i pajetë në banesën e djegur nga zjarret masive në Greqi
08/08/2025 22:08

Një burrë humbi jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po tentojnë të shuajnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, njoftuan autoritetet. Banorët në disa zona janë evakuuar. Zjarrfikësit gjetën trupin e pajetë të një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar. Më herët, një zjarr tjetër në ishullin Kefalonia ishte vënë nën kontroll, sipas autoriteteve lokale, ndërsa situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës. Ministria e Mbrojtjes Civile kishte njoftuar se erërat do të shtohen, veçanërisht në Egjeun Jugor dhe Kretë. Ministria vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre për të shtunën, përfshirë rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina. Greqia dhe vende të tjera të Mesdheut ndodhen në një zonë që shkencëtarët e quajnë “pikë të nxehtë të zjarreve”. Edhe Franca jugore, po përballet aktualisht me zjarrin më të madh në dekada. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27