Top Channel/ Trump-Putin, takim në Romë të hënën? Presidenti i SHBA telefonon Melonin
08/08/2025 19:51

Ndërsa Roma po flitet si vendtakimi i Donald Trump me Vladimir Putin javën e ardhshme, Presidenti amerikan telefonoi kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Mediet italiane shkruajnë se Trump i ka propozuar Melonit që të hënën të organizojë takimin e tij me homologun rus në kryeqytetin e Italisë. Meloni pranoi menjëherë dhe, disa orë më vonë, senatori Rubio propozoi zyrtarisht Romën gjatë një takimi të këshilltarëve për sigurinë kombëtare të Italisë, Francës, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Ukrainës dhe Finlandës. Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh menjëherë dakord, duke thënë se ishte “shumë pro” kësaj ideje, por Rusia reagoi po aq shpejt, duke bërë të ditur se “e konsideron Italinë shumë të afërt me Ukrainën”. Por ka edhe një pengesë tjetër, pasi Putin është nën urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, dhe kjo ka ndikuar në vendimin për vendin e takimit. Vetë Presidenti rus tha se “Kemi shumë miq të gatshëm të na ndihmojnë për të organizuar një takim të tillë. Njëri prej tyre është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, i cili po viziton Rusinë. Mendoj se do të vendosim, dhe ky do të ishte një nga vendet më të përshtatshme”. Po ashtu, opsioni i Vatikanit nuk është përjashtuar, por nuk duket më shumë i mundshmi. Nga Selia e Shenjtë thonë se “Disponueshmëria ekziston dhe mbetet. Pastaj do të shohim…”. Nuk është sekret që Vatikani ka ofruar prej kohësh ndihmën e tij për të ndihmuar në zgjidhje diplomatike të konflikteve, jo vetëm në Ukrainë. Këtë e ka thënë edhe Papa Françesku dhe e ka përsëritur me qartësi Papa Leone XIV më 14 maj, ku tha se: “Selia e Shenjtë është gati që armiqtë të takohen dhe të shohin njëri-tjetrin në sy… Popujt duan paqe dhe unë u them udhëheqësve: le të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë! Lufta nuk është kurrë e pashmangshme, armët mund dhe duhet të heshtin”. Ndërkohë, sot kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u shpreh pas një bisede me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, se beson që konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë mund të shkojë drejt "ngrirjes" më shpejt nga sa pritej. “Ka disa sinjale, dhe një ndjesi personale, që ndoshta do të kemi një ‘ngrirje’ të konfliktit. Nuk dua të them se lufta do të marrë fund, por një ‘ngrirje’ e situatës mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohej”, tha Tusk para gazetarëve. Nga ana tjetër, presidenti Putin bisedoi me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, për zhvillimet e fundit diplomatike. Xi përshëndeti bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së, dhe shprehu mbështetje për një zgjidhje politike afatgjatë për konfliktin e Moskës me Kievin. “Nuk ka zgjidhje të thjeshta për çështje komplekse”, u citua të ketë thënë Xi, duke u zotuar se Kina do të vazhdojë të promovojë dialogun për të zgjidhur konfliktet rajonale.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27