Ka përfunduar gërmimi në tre vendodhje të ndryshme në zonën e Kalludrës dhe Jabukës në Zubin Potok, ku janë gjetur eshtra që dyshohet se mund të lidhen me fatin e 23 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të njohur si “Grupi i intelektualëve”. Deri tani, të paktën 10 mbetje kockore janë dërguar në laboratorin e ADN-së në Hagë. Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kritikoi Serbinë për mosbashkëpunim në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.