Top News – ‘Është një çështje nderi’/ Baza ajrore në Gjermani, pret të evakuarit nga Kabuli
28/08/2021 17:41

Fëmijët luajnë futboll mes radhëve të qindra tendave bezhë, rrobat e lara thahen në gardhe. Pak më tej, disa persona presin radhën për në tualet. Ramsteini, në gjermaninë perëndimore, baza më e madhe amerikane në Evropë, është shndërruar në një kamp gjigand refugjatësh, plot me njerëz që janë marrë nga afganistani nga forcat ajrore amerikane. Për disa ditë, ata që janë larguar nga vendi, presin në bazë që të transferohen në një destinacion tjetër. Ata janë afganë që kanë punuar me forcat amerikane, ose që konsiderohen vulnerabël pasi talebanët morën pushtetin. Për rreth 200 prej tyre, që ndodhen në pistë, poshtë një Boeingu 767-300, që do ti dërgojë përtej atlantikut, ndalesa në bazë ka përfunduar. Disa mbulohen me batanije për tu mbrojtur nga i ftohti i hershëm i vjeshtës së parakohëshme gjermane. Të tjerë, mbajnë në krahë fëmijët e mitur. Për këta refugjatë, kjo është një nga fazat e fundit të një eksodi nga kabuli, që në pjesën më të madhe i dërgon ata fillimisht në Katar apo në Kuvajt, që përdoren si baza tranziti nga amerikanët në operacionin e tyre të evakuimit. Ramsteini u kthye brenda një nate të vetme në një qendër pritjeje për deri në 17 mijë persona, me tenda dhe ambjente të tjera të nevojshme. Pas mbërritjes në bazë, është i detyrueshëm ekzaminimi mjekësor për të gjithë, burra, gra dhe fëmijë, që shpesh kanë me vete vetëm një cantë shpine. Shumëkush mbërrin i dehidratuar dhe ushtarët janë të gatshëm në ndihmë të tyre. “Për ne, është cështje nderi”, thotë majori Ralf Hechler, “ata kanë qëndruar përkrah nesh, kanë luftuar me ne, dhe tani që kanë nevojë, duhet ti ndihmojmë”.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47