Top News – Escobar ‘godet’ Ballkanin e Hapur / ’Nuk mund të ketë sukses pa gjithë rajonin’
25/11/2021 12:15

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur - Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon".Nismës së hedhur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia, që synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon, nuk i janë bashkuar Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi. Escobar që u lidh virtualisht në debat, tha se është me rëndësi që “të tri vednet që kanë hedhur nismën të jenë të hapura dhe të bisedojnë me tre partnerët tjerë që janë të rezervuar”. Ai tha po ashtu se në nismat rajonale duhet barazi dhe të mos ketë diskriminim mbi baza etnike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin nismat rajonale, nëse ato nuk pengojnë integrimet evropiane. “Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të përmbushni standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha zoti Escobar. Ndërsa ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey tha se “është koha që të hapen mundësitë ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të fuqizohet e ardhmja e tyre evropiane’.

Top News – Serbi ‘u thith’ nga dritarja e avionit / Mbyllet hetimi: Pjesë të motorit thyen xhamin
14/08 14:40
Top News- Konkurrenca e porteve tregtare/Italia i trembet Malit të Zi, asnjë shqetësim nga Shqipëria
14/08 13:35
Top News – Një ‘mur flakësh’ 30 metra i lartë / Turistët, të tmerruar drejt detit, po digjet Greqia
14/08 11:39
Top News – Rrezik financiar në rritje për Greqinë / Zjarret dhe valët e të nxehtit, pasoja afatgjata
12/08 13:05
Top News – Serbia devijon Ibrin për inat. Gjuriç e pranon: Kurti u prishi shtëpitë serbëve
11/08 11:59
Top Channel/Ibri, Hoxha i “përgjigjet” Gjuriçit: Uji s`ka pasaportë, lumenjtë nuk bartin kërcënime!
11/08 11:49
Top News – Vuçiç kërcënon me tharjen e Ibrit. Presidenti serb: Po shohim mundësinë ta devijojmë
10/08 15:24
Top News – Pse po e forcon Serbia ushtrinë? Kurti: Vuçiç, synime hegjemoniste ndaj Kosovës
10/08 14:37
Top News – Itaka ‘vë bast’ te Odiseja / Ishulli grek pret ‘bum turistësh’ pas filmit të Nolan
10/08 11:59
Top Channel/ Greqi, kryebashkiaku i Stylidës është lënë në paraburgim për zjarrin pranë Athinës
07/08 14:18
Top News- Serbia arreston një tjetër shqiptar/ E ndal në kufi me Hungarinë, ‘akuza për krime lufte’
07/08 11:33
Top Channel/ Virusi i Nilit, Greqia në alarm/ Shënohen 6 vdekje dhe 65 të infektuar
06/08 19:39
Top Channel/ Shokuese! Njerku shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres
05/08 18:06
Top Channel/ Greqia digjet nga flakët, gazetari Bibe në vendngjarje: Është situatë dramatike
03/08 16:31
Top Channel/ Greqi, tragjedi në mes të zjarrit. Përplasen 2 helikopterët zjarrfikës. Vdesin pilotët
02/08 21:53
Top Channel/ “Jemi pranë”, gazetari Bibe raporton nga zjarret në Greqi: Është shumë e vështirë…
02/08 21:13
Top Channel/ Greqi, përplasen dy helikopterë. Po shuanin zjarret në Megara, humbin jetën dy pilotë
02/08 19:49
Top News – Përplasen helikopterët në Greqi. Tragjedi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
02/08 19:08
Top Channel/ Mbi tre ditë në luftë me zjarrin, shqiptari në Greqi: Na thanë të largoheshim, por…
02/08 18:48
Top News -Zjarret në Greqi jashtë kontrollit. Vatrat zhvendosen drejt Athinës, era vështirëson punën
02/08 18:10