Top News – Erdogan uron Biden/ ’Të forcojmë marrëdhëniet”
10/11/2020 22:04

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e uroi Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Erdogan tha se marrëdhëniet dypalëshe janë të natyrës “strategjike” dhe se duhet të forcohen më tej, duke u bazuar në interesat e përbashkëta. Erdogan përsëriti “vendosmërinë e Ankarasë për të punuar nga afër me administratën amerikane”, gjatë periudhës së ardhshme. “Bashkëpunimi dhe aleanca e fortë” midis dy vendeve do të vazhdojnë të kontribuojnë në paqen në botë, tha Erdogan. Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë janë tensionuar kohëve të fundit për një varg çështjesh, përfshirë krizën në Siri dhe bashkëpunimin ushtarak të Ankarasë me Rusinë. Mediat amerikane kanë parashikuar fitoren e Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA. Presidenti i zgjedhur, Biden, ka thënë pas fitores se do të jetë president i të gjithëve, ndërsa ka paralajmëruar se prioritet i administratës së tij do të jetë lufta kundër pandemisë së koronavirusit. Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje. Pa paraqitur asnjë provë, Trump ka thënë se zgjedhjet janë vjedhur.

Top Channel/ Ndalet lufta në Siri, presidenti sirian premton se do të mbrojë minoritetet
19/07 12:38
Top Channel/ BE shtrenjtohet për britanikët, leja për të hyrë në BE do të kushtojë 180% më shumë
19/07 12:37
Top News- ‘Gjigandi i Qiellit’ Antonov largohet fshehurazi nga Ukraina: Revoltohet Moska
19/07 12:33
Top Channel/ Trump kërkon 10 miliardë dollarë, padit manjatin e mediave për letrën e tij për Epstein
19/07 11:58
Top Channel/Ngec armëpushimi në Gaza, Hamas thotë se Izraeli nuk do marrëveshje për të ndalur luftën
19/07 11:57
Top News- ‘Uroi Epstein për ditëlindje’, Trump padit ‘ËSJ’, kërkon 10 mld dollarë shpërblim
19/07 11:49
Top News- Izraeli e Siria arrijnë armëpushimin, marrëveshja me negocimin e SHBA, merr fund konflikti
19/07 11:18
Top Channel/ Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime, Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë
18/07 23:04
Top Channel/ Trump firmos ‘Aktin Gjenial’/ Ligj historik për kriptovalutat në SHBA
18/07 23:02
Top Channel/ Netanyahu fton Papën në Izrael/ Telefonoi atin e shenjtë pasi u godit kisha katolike në Gaza
18/07 23:00
Top Channel/ Wall Street Journal: Firmën e Trump dhe një grua…ja çfarë përmbante letra për Epstein
18/07 20:58
Top Channel/ “2 pikë për një vr*sje, 6 për një të peng”, ja si ushtria ukrainase e ka kthyer luftën…
18/07 19:52
Top News – Shpërthen kokaina dhe kraku / Në zemër të Marsejës, ku varfëria po lëshon rrënjë
18/07 16:10
Top News – Nisi 25 vite më parë kundër Millosheviçit / Vuçiç ‘godet’ kulturën, dëbon festivalin
18/07 16:07
Top News – ‘NATO të pushtojë Kaliningradin!’ Kërcënon gjenerali amerikan, Rusia kundërpërgjigjet
18/07 16:07
Top News – DASH nuk komenton më zgjedhjet. Rubio udhëzon diplomatët: Jo më ndërhyrje
18/07 16:05
Top Channel/ Vijon lufta në Siri, mbështetësit e qeverisë sulmojnë druzët
18/07 15:10
Top News – Bisedimet duan ‘më shumë vrull’ / Zelenski kërkon ‘intensifikim të negociatave’ me Rusinë
18/07 14:25
Top News – Raketa dhe avionë Mirage nga Franca / Zelenski flet me Macron, do trajnohen pilotët
18/07 14:07
Top News – Trump në skandalin ‘Epstein’ / I uroi ditëlindjen me ‘një letër të pahijshme’
18/07 13:15