Top News – Rikthim mahnitës i Starship / SpaceX ia del mbanë pas një serie dështimesh
27/08/2025 11:59

SpaceX ka realizuar me sukses një testim të raketës së tij të gjeneratës më të re Starship, duke përmbysur një trend dështimesh zhgënjyese. Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë u nis nga Teksasi menjëherë pas orës 18:30 sipas orës lokale për një fluturim 60-minutësh, të mahnitshëm. Agjencia hapësinore amerikane NASA planifikon të përdorë Starship për të dërguar njerëz në Hënë për programin e saj Artemis në vitin 2027. "Punë e shkëlqyer nga ekipi i SpaceX!!", shkroi CEO i SpaceX, Elon Musk, në X. Ai e mirëpriti suksesin pasi tre lançime të Starship përfunduan në dështime këtë vit, dhe një raketë shpërtheu në platformën e lançimit në qershor. Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme e ndërtuar deri më sot. Ajo përbëhet nga një raketë shtytëse e quajtur Super Heavy dhe anija kozmike Starship. Shenjat ishin pozitive që nga fillimi i testimit të së martës. Të 33 motorët e raketës shtytëse u ndezën dhe pas rreth shtatë minutash, ajo u nda nga anija kozmike dhe ra në Gjirin e Meksikës. Starship vazhdoi të ngjitej, duke arritur një lartësi maksimale prej gati 200 km mbi Tokë, përpara se të niste të rrotullohej rreth planetit. SpaceX tha se kishte ndërmend ta vinte raketën nën presion për të testuar limitet e saj. Kompania e ka projektuar Starship që një ditë të jetë një sistem transporti plotësisht i ripërdorshëm, i aftë për të transportuar njerëz në Hënë dhe Mars. Versioni i parë i raketës pati pesë nisje të suksesshme, por të gjitha përpjekjet për të lëshuar versionin më të ri patën përfunduar në shpërthime spektakolare. Musk dëshiron që Starship të certifikohet për udhëtime me ekuipazh që vitin e ardhshëm, dhe gjithashtu ka sugjeruar se do të fillojë fluturime pa ekuipazh në Mars në 12 muajt e ardhshëm.

Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40