Top News – Erdogan po investon në Serbi/ Mafiozi turk publikon videon e re
08/06/2021 14:06

Sedat Peker, bosi i mafias turke, vazhdon të publikojë video teksa flet për përfshirjen e njerëzve të pushtetit në krime të ndryshme. Njeriu që po trondit Turqinë, publikoi edhe videon e nëntë, e cila brenda 24 orëve është parë rreth dhjetë milionë herë në YouTube. Në videon e re, 49-vjeçari ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon fenë për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit. Peker tregon sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer krime kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë ndërkohë që fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame. “Vendet e Ballkanit i kam vizituar fshat më fshat. Njerëzit e shteteve myslimane po më thonë, ‘Si është e mundur që të gjitha ndihmat dhe investimet i keni ndaluar për ne ndërsa ato i keni dërguar tek shteti që na ka përdhunuar dhe masakruar, Serbia. Shtetet ballkanike nuk po e konsiderojnë më lider të myslimanëve. Gjithashtu edhe tek arabët e ka humbur besimin”, tha ai. Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, variojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës te përdhunimet dhe atentatet. Mafiozi turk që aktualisht është në Dubai ka folur edhe për kohën që ka qëndruar në Kosovë dhe deportimin e tij për në Shqipëri nga ku ka shkuar në Marok.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43