Formimi i qeverisë serbe ka krijuar një vorbull aludimesh lidhur me emrat e kandidatëve të mundshëm, konfliktet mediatike brenda koalicionit të ardhshëm apo edhe pozicionimin e Aleksandër Vuçiçit në këtë proces. Në 1 gusht u çel edhe afati zyrtar 90 ditor për krijimin e qeverisë. Referuar precedentëve të mëparshëm vendimi pritet të merret në fund të këtij afati. Procesi është i komplikuar, pasi në të përfshihen interesa të ndryshme duke filluar nga faktori ndërkombëtar e deri tek grupet e brendshme të interesit.