Top News – Efikasiteti i vaksinës kineze Sinovac/ OBSH: Mungojnë të dhënat për sigurinë
05/05/2021 21:58

Vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezikun e efekteve serioze anësore mungojnë, thanë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së e bazuan vlerësimin në rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili.Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe juridiksione, ndërsa janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj. “Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 te personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së. Por, ata vunë në dukje se mungojnë të dhëna për sigurinë e vaksinës te gratë shtatzëna, te më të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese. Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës. Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH-së kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm-it kinez - kompanisë që ka prodhuar vaksinën. Deri më tash, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47