Top News – Edhe nëse merr autorizimin/ Fauçi: SHBA mund të mos ketë nevojë për Astrazeneca-n
02/04/2021 20:11

Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë nevojë për vaksinën AstraZeneca, edhe nëse ajo merr miratimin e enteve rregullatore amerikane, tha Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive. Dr. Fauci tha për agjencinë Reuters se SHBA kanë kontrata të mjaftueshme me prodhuesit e tjerë të vaksinave për të imunizuar të gjithë popullsinë e vendit. Vaksina AstraZeneca është shoqëruar me polemika, edhe pse është miratuar nga dhjetëra vende. Miliona doza të AstraZenecës janë përdorur pa probleme në të gjithë botën. Por në muajin mars, disa vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të rralla të gjakut. Po në mars, një agjenci shëndetësore amerikane tha se të dhënat e dorëzuara nga kompania jepnin një pamje jo të plotë të efikasitetit të saj. Disa ditë më vonë kompania AstraZeneca publikoi rezultate që tregojnë një efikasitet pak më të ulët por gjithsesi të fortë të kësaj vaksine. Si Organizata Botërore e Shëndetësisë ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave kanë thënë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. Shumë vende evropiane kanë rifilluar imunizimet me AstraZeneca, por Gjermania dhe Franca e kanë kufizuar përdorimin e saj tek të moshuarit. Vetëm pesë javë më parë, numri i infeksioneve të reja në të gjithë Evropën ishte nën 1 milion, por agjencia globale e shëndetit thotë se kjo shifër është rritur në 1.6 milionë, me gati 24,000 vdekje. Afro 10% e njerëzve në të gjithë Evropën kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe vetëm 4% janë vaksinuar plotësisht.

Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27