Top News – Edhe dy vite pa Facebook/ Trump ‘tërbohet’-kjo është një fyerje
05/06/2021 12:10

Kompania Facebook tha se do të zgjasë për dy vjet pezullimin e llogarive të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram. "Në besojmë se veprimet e tij përbënin shkelje të rëndë të rregullave tona. Shkelja e tyre meriton dënimin më të rëndë bazuar në protokollet tona të reja”, tha Nick Clegg, zëvëndësdrejtor për çështje globale i Facebook-ut. Kompanitë e rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, Tëitter dhe Youtube pezulluan llogaritë e Trumpit bazuar në pretendimet se ai nxiti protestuesit të sulmojnë Kongresin e SHBA-së më 6 janar. Ndalesa prej dy vjetësh e Facebook-ut do të llogaritet nga data 7 janar, kur iu pezullua llogaria. Muajin e kaluar Bordi i Pavarur Mbikqyrës i Facebook-ut e mbështeti vendimin për pezullim të llogarive, mirëpo e urdhëroi kompaninë që në këto raste, të ketë procese më të qarta, duke e quajtur të papërshtatshëm bllokimin pa i vendosur një afat. Krahas vendimit më të ri, Facebook e ka paralajmëruar Trumpit që kur ky afat dyvjeçar të përfundojë mund të përballet me ndalesa edhe më të rrepta nëse vazhdon të bëjë shkelje të rregullave të kompanisë. Mënjeherë pas vendimit të Facebook-ut ka reaguar ish-presidenti Trump duke thënë se masa përbën një "fyerje" për miliona njerëz që kanë votuar për të në zgjedhje. Ai sërish, pa paraqitur asnjë fakt, e quajti procesin zgjedhor "të manipuluar"."Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe heshtje e detyruar. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë shkelje”, thuhet në një deklaratë për media të Trumpit

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43