Një 18-vjeçar u plagos në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë. I riu ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një makinë. Goditja ishte e fortë ku siç edhe shihet nga këto pamje, I gjithë xhami para I mjetit është dëmtuar. Menjëherë 18-vjeçari u dërgua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se shkak u bë kalimi I rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e këmbësorit, por dhe mungesa e ndriçimit si dhe nuk përjashtohet mundësia e shpejtësisë së lartë nga ana e shoferit.